Drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Fahrettin Altun njoftoi se presidenti palestinez, Mahmud Abbas do të vizitojë Türkiyen më 14-15 gusht dhe do t'i drejtohet Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes.
Në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Altun tha: "Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas do të realizojë një vizitë në vendin tonë në datat 14-15 gusht. Abbas do të takohet me presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan, të mërkurën më 14 gusht dhe të enjten më 15 gusht do të mbajë fjalim në Asamblenë Kombëtare"./aa