Departamenti amerikan i Shtetit, paralajmëroi qytetarët e tij që të "mos udhëtojnë në Liban" për shkak të tensionit në rritje mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Në pjesën e paralajmërimeve për udhëtimet që u përditësua në faqen e internetit të Departamenti amerikan të Shtetit, u publikua një paralajmërim i ri lidhur me Libanin.

Në deklaratë qytetarët amerikanë paralajmërohen që të mos udhëtojnë drejt Libanit me arsyen e rritjes së tensionit në ditët e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut libanez.

Ndërkohë për qytetarët amerikanë që ndodhen ende në Liban u rekomandua që të strehohen në një vend të sigurt dhe ata që ndodhen në pjesën jugore të vendit të largohen menjëherë nga zona./aa