Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive.

 

Ajo në konferencë për media, pas takimit me emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, tha se duhet të arrihet një marrëveshje e drejtë dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, ku trajtohen si dy shtete të barabarta.

 

Megjithatë, ajo tha se Serbia nuk duhet të bëjë obstrukcione.

 

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar, është shprehur optimist për një zgjidhje pozitive për takimin e nesërm në Ohër.

 

Pas takimit me presidenten Osmani, emisari Escobar tha se qëllim i ShBA-së është të krijojë paqe mes dy vendeve dhe në rajon përgjithësi.

 

Escobar gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Kurti. /KosovaPress/