Një ceremoni mortore u mbajt për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra dje në Teheran, kryeqytetin e Iranit.

Në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet përveç presidentit Masoud Pezeshkian morën pjesë zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.
 

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei kreu lutjen e xhenazes në kampusin e Universitetit të Teheranit.
 

Mijëra njerëz u ndaluan te portat e universitetit për të hyrë në zonën e lutjes, ku u lejua një numër i kufizuar njerëzish.
 

Pas faljes së namazit të xhenazes, një turmë e madhe u mblodh në Sheshin e Revolucionit pranë universitetit dhe në rrugët që çojnë në zonë.
 

Ismail Haniyeh pas ceremonisë në Teheran nesër do të dërgohet për në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku ai do të varroset.
 

Kryetari i Kuvendit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili mbajti një fjalim para namazit të xhenazes, pretendoi se atentati ndaj Haniyeh është kryer në koordinim me SHBA-të.

Duke e vlerësuar përpjekjen që Haniyeh ka dhënë për Palestinën, Ghalibaf tha: "E dimë që ky sulm është kryer me mbështetjen dhe koordinimin e SHBA-së. Është detyra jonë që në kohën dhe vendin e saktë t'i përgjigjemi kësaj vrasjeje"./aa