Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhaylo Podolyak nuk ka pranuar të komentojë raportet në lidhje me dërgesat e avionëve F-16 në Ukrainë.

"Është e qartë se ne nuk do ta komentojmë këtë në asnjë mënyrë sepse ky është një faktor mbijetese për ne", tha Podolyak në një intervistë për televizionin lokal.

Podolyak theksoi se asnjë nga partnerët perëndimorë të Ukrainës nuk ka lëshuar deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Megjithatë, mbrëmë vonë, ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Gabrielius Landsbergis, në platformën sociale X njoftoi se avionët F-16 janë në Ukrainë, duke shtuar se "një tjetër gjë e pamundur u bë plotësisht e mundur"./aa