Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran uroi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali për detyrën e re.
Në një letër drejtuar Spiropalit, Tarran, shpreh urimet më të përzemërta në emër të Prezencës.
“Kam besim se lidershipi juaj do të jetë një faktor kryesor në drejtimin e Kuvendit dhe proceseve të ardhshme parlamentare. Bashkëpunimi ynë i nisur gjatë mandatit Tuaj si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin do të vijojë në disa sektorë kyç: fuqizimi i rolit të Kuvendit, rritja e eficiencës, transparencës dhe hapjes ndaj qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile, mbështetja e digjitalizimit të procesit legjislativ etj”, theksoi Tarran.
Kreu i OSBE-së u shpreh se “bashkëpunimi politik mes palëve në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilët mundësuan mekanizmin për ruajtjen e përfaqësimit të grave në Kuvend mund të shërbejë si një bazë e mirë për nxitjen e dialogut mes partive politike, për të garantuar reforma gjithëpërfshirëse dhe progres”.
Lidershipi juaj do të jetë thelbësor në avancimin e këtyre nismave”, tha Tarran./ata