Dhimbja e këmbëve nuk është e pazakontë nëse keni qëndruar në këmbë për shumë orë sepse keni pasur një ditë jashtëzakonisht aktive. Por nëse vazhdimisht vëreni se i ndjeni këmbët e rënduara dhe të fryra, ju mund të keni të bëni me një problem shëndetsor.
Fajtorët e mundshëm mund të jenë të shumtë dhe disa mund të lidhen me problemet në venat tuaja. Në këtë artikull do të kuptoni se me çfarë mund të keni të bëni dhe se çfarë mund të bëni për ta lehtësuar gjendjen tuaj.
Keni variçe
Variçet mund të bëjnë që këmbët tuaja të dhëmbin, të jenë të rënduara apo të kruhen, veçanërisht pasi uleni ose pas qëndrimit në këmbë për orë të gjata.
Sindroma e këmbëve të lodhura
Sipas ekspertëve të shëndetit kjo sindromë mund të krijojë ndjesi të pakëndshme dhimbjeje ose pulsimi që largohen vetëm kur lëvizni këmbët. Shqetësimi është më i zakonshëm gjatë natës kur jeni ulur ose shtrirë.
Po stërviteni shumë
Nëse vazhdimisht i ndieni këmbët të rënduara ose të ngurta e të lodhua, dhe nuk ndiheni mirë edhe pas pushimit, mund të keni të bëni me sindromën e mbistërvitjes.
Ajo karakterizohet nga ndjesia e lodhjes ose e djegies së bashku me përkeqësimin e performances tuaj dhe mund t’i ndodhë kujtdo që e tepron me stërvitjen.
Keni Limfedemë
Problemi buron nga grumbullimi i lëngjeve të tepërta limfatike, i cili shkakton ënjtje dhe rëndesë. Mund të ndodhë në këmbë ose në krahë dhe më së shpeshti shfaqet tek personat që i janë nënshtruar operacionit, rrezatimit ose kimioterapisë. Në disa raste mund të preken edhe persona që janë të shëndetshëm.
Mund të keni insufiçiencë venoze
Kjo gjendje ndodh kur venat kanë probleme me dërgimin e gjakut nga këmbët në zemër.
Gjendja mund të shkaktohet nga një mpiksje gjaku në këmbë, por gjithashtu mund të jeni në rrezik më të lartë nëse keni obezitet, jeni shtatzënë, keni një histori familjare.
Obeziteti
Obeziteti mund të ushtrojë presion shtesë mbi venat tuaja, gjë që mund të rrisë rrezikun për probleme si venat dhe si pasojë të shkaktojë rëndesë të këmbëve.
Keni të bëni me një problem me shtyllën kurrizore
Stenoza spinale prek më shpesh të rriturit mbi 60 vjeç dhe shkakton ngushtimin e kanalit kurrizor i cili shkakton dhimbje në shpinë dhe në këmbë.
Mund të keni sëmundjen e arterieve periferike
Ndodh kur grumbullimi i pllakave në arterie bën që enët që dërgojnë gjakun nga zemra në këmbë të ngushtohen. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, rëndesë dhe dobësi të këmbëve.
Mangësia në vlera ushqyese
Nivelet e ulëta të vitaminës D, magnezit dhe vitaminës B12 mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë ose një lloj rëndese.
Trajtimi
Vishni çorape që shtrëngojnë butësisht këmbët tuaja për të ndihmuar gjakun të lëvizë nëpër vena në mënyrë më efikase. Ato mund të jenë të dobishme për të reduktuar ose parandaluar ënjtjen, veçanërisht për problemet e lidhura me venat si pamjaftueshmëria venoze.
Mbështetja e këmbëve në një jastëk mund të ndihmojë që gjaku ose lëngjet e grumbulluara të largohen nga këmbët dhe të lehtësojnë ënjtjen. Të qenit aktiv mund të inkurajojë qarkullimin më të mirë të gjakut. Kripa ose natriumi bëjnë që trupi juaj të mbajë më shumë ujë. Kjo mund të nxisë edhe ënjtjen në këmbët tuaja.
Arritja e një peshe të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun për probleme që mund të kontribuojnë në rëndimin e këmbëve, duke përfshirë limfedemën, venat me variçe dhe pamjaftueshmërinë venoze. Nëse rëndimi i këmbëve po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, ju duhet të flisni me një mjek. /AgroWeb.org