Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nebih Berri tha se vendi i tij nuk dëshiron luftë, por se ata janë të gatshëm të mbrohen.

Agjencisë zyrtare libaneze e lajmeve NNA njoftoi se Berri priti në rezidencën e tij "Ayn Tinne" sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe ministrin e Mbrojtjes, John Healey.

Berri dhe ministrat britanikë diskutuan mbi tensionet në rritje kohët e fundit midis ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah. Berri tha se "Libani nuk dëshiron luftë, por në të njëjtën kohë është i gatshëm të mbrohet".

Duke iu referuar vrasjeve të Izraelit në Bejrut dhe Teheran, Berri tha: "Refuzimi i fundit nga Izraeli i të gjitha propozimeve, shkelja e rregullave të angazhimit dhe këmbëngulja në politikën e tij të vrasjes do të tërheqë rajonin drejt rreziqeve që do të kenë pasoja të rënda".

Ai theksoi se ata kanë qenë të përkushtuar ndaj rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), e cila ofron sigurinë kufitare mes Izraelit dhe Libanit, që nga dita e parë e zbatimit të saj.

Delegacioni britanik potencoi rëndësinë e vendosjes së qetësisë dhe armëpushimit në Gaza dhe Liban dhe shtoi se ata janë thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e fundit dhe se "llogaritja e gabuar e këtij përshkallëzimi mund të çojë në zgjerimin e luftës në rajon"./aa