Dështim… E vetmja fjalë që mund t’i shkojë përshtat dhe të përkufizojë më së miri aventurën në Evropë të skuadrave shqiptare. Eleminimi të enjten në mbrëmje i kampionëve të Egnatias dhe nënkampionëve të Partizanit, si dy skuadrat e fundit të mbetura nga kampionati ynë në përfaqësimin në Evropë, rikonfimoi për të disatin vit rradhazi se klubet tona nuk janë gati të jenë konkurrues me ekipet e tjera evropiane në kupat e evropës. Shumë ndryshime, faza përgatitore jo e duhur, ngarkesa e lojtarëve jo në 100%, apo mungesa e turneve miqësor, mund të jenë vetëm disa nga arsyet se përse ekipet tona nuk janë në maksimumin e tyre sa herë që vjen koha e përballjeve në kompeticionet ndërkombëtare.
Egnatia pati shansin e artë për të kaluar më tej në turin e tretë të Ligës së Konferencës, por nuk ditën të shfrytëzonin avantazhin e ndeshjes së pare. Ekipi i Tetovës u mund 0-2 në Shkodër, duke mos u kualifikuar dot për në fazën tjetër. Miqtë iu falën një autogoli të Dulysse në minutën e 28-të dhe një golit të Thrandarson në të 48-tën, për të marrë kështu një triumf të çmuar, i cili u jep atyre një biletë për në turin e 3-të të Conference League.
Partizani u eleminua në turin e dytë të Conference League. Pas humbjes 2-0 në Gjeorgji ndaj Iberia 1999, ekipi i Shehit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Elbasan Arena”.
Të kuqtë e nisën ndeshjen më mire dhe ishin më këmbëngulës, por u treguan jo të saktë përpara portës duke mos mundur dot të konkretizonin rastet që i’u paraqitën.
Mbyllet kështu aventura e skuadrave shqiptare në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, me bilancin: 4 skuadra shqiptare në dy kompeticione evropiane dhe vetëm 1 kualifikim ai i Partizanit ndaj modestëve maltezë të Marsaxlokk, është vërtet shumë pak për objektivat dhe pretendimet që klube tona kanë./BalkanWeb