Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas 1 orë e 30 minuta në dhomën e Këshillimit, ka dhënë vendimin duke dënuar me dy vite burg Fredi Belerin me akuzën për korrupsion zgjedhor.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pasi dëgjoi pretendimet e palëve, e shpalli Belerin fajtor për akuzën e blerjes së votave, duke e dënuar me dy vite heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Fredi Belerit me 2 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Avokati i tij gjatë seancës së zhvilluar sot, kërkoi shpalljen e Belerit të pafajshëm.

GJKKO vendosi po ashtu dhe dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Pandeli Kokaveshi, i cili u arrestua së bashku me Belerin, dhe do të qëndrojë në shërbim prove për 3 vite.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 2023 në Himarë, u arrestua më 12 maj, 2 ditë para se të mbaheshin votimet./ata