Prej disa ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave historia e fotografive të vjedhura në vilën e ish-kampionit të Formula 1, Majkëll Shumaker.

Hetimet kanë konfirmuar se në vitin 2016 “një person i panjohur, mik i afërt i Shumakerit në atë kohë”, ka vizituar ish-pilotin e Ferrarit dhe i ka bërë disa fotografi fshehurazi me qëllimin për t’i shitur.

Gjithmonë sipas hetuesve gjermanë, i njëjti person ia ka ofruar gazetave të ndryshme, duke kërkuar për ato imazhe një shifër më të lartë se 1 milion euro.

Asnjë gazetë nuk ka dashur t’i blejë fotografitë, edhe pse përfaqësonin “një dhunim personal të privatësisë” së vetë ish-kampionit të Formula 1.

Nga ai moment e në vazhdim, nuk ka pasur më asnjë lajm as për fotografitë, as për personin që në mënyrë të neveritshme ka provuar të përfitojë nga sëmundja e ish-pilotit të Ferrarit.