Endri Çekiçi pritet të largohet nga Konyaspori pas pas një viti e gjysmë të kaluara te klubi turk.

Mesfushori shqiptar karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit spanjoll La Liga dhe për të do të jetë një hap i madh në karrierë.

26-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Konyasporin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

 

Çekiçi ka zgjuar interesimin e skuadrës së madhe spanjolle Real Sociedad që po tenton transferimin e tij.

Duket se klubi spanjoll ka marrë një ‘po’ nga Çekiçi dhe tani po negocion me Konyasporin për reprezentuesin shqiptar.

Fotomac ka raportuar se Real Sociedad ka ofruar 2,5 milionë euro për transferimin e Çekiçit, derisa Konyaspor po mundohet të fitoj më shumë.

Reprezentuesi shqiptar këtë edcion ka zhvilluar 13 ndeshje në Superligën e Turqisë ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Çekiçi e ka nisur karrierën te Pogradeci, derisa në Shqipëri ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit para se në vitin 2014 të dalë në Evropë.

Mesfushori shqiptar luajti për Dinamo Zagreb dhe NK Lokomtivën e Zagrebit në Kroaci, derisa ka bërë karrierë edhe te NK Olimpija Ljubjana në Slloveni dhe Ankaragucu në Turqi.