Ylli britanik i kinemasë,m Idris Elba do të ngrejë një studio filmi në arkipelagun e Oqeanit Indian, ka pohuar një ministër vendas.

Aktori dhe reperi, me rrënjë nga Sierra Leone dhe Gana, kishte folur edhe më parë për dëshirën e tij për të zhvilluar industrinë e filmit në Afrikë.

”Idris Elba do të ndërtojë një studio moderne të ngjashme me Hollywood-in, Nollywood-in dhe Bollywood-in”, deklaroi ministri i Investimeve i Zanzibarit, Shariff Ali Shariff.

”Qeveria e Zanzibarit, një arkipelag gjysmë autonom i Tanzanisë, i dha aktorit 80 hektarë tokë në Fumba, në ishullin Unguja”, sipas ministrit që nuk dha detaje të mëtejshme mbi kushtet.

Sipas mediave lokale, studio mund të nxisë përpjekjet e reja të Tanzanisë në prodhimin ndërkombëtar të filmit.

Projekti i studios ishte diskutuar vitin e kaluar mes aktorit të serialit ”Luther” dhe presidentes së Tanzanisë Samia Suluhu Hassan, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

I famshëm për ujërat e tij bruz, plazhet me rërë të bardhë dhe plantacionet e erëzave, Zanzibari mbështetet shumë në turizëm./ata