Oda e Hasan Beut” në Memaliaj, Tepelenë ku ndalojnë udhëtarët që shkojnë drejt jugut është një shembull suksesi sa i takon investimeve në agroturizëm.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i dorëzoi sot certifikatën e agroturizmit, pronarit të “Odës së Hasan Beut”.
Kumbaro u shpreh se “Oda e Hasan Beut” është ndalesa me nam për udhëtarët që zbresin drejt jugut të vendit dhe jam shumë e kënaqur t’i dorëzoj Shpëtimit certifikatën e agroturizmit për punën e mirë të bërë ndër vite, që investoi dhe besoi te agroturizmi, te produktet lokale, tek banorët e zonës dhe tani e ka zgjeruar biznesin edhe me odën tjetër në Tiranë”.
“Ky agroturizëm prej vitesh është një derë e hapur me më të mirën e mikpritjes memaljote me receta e gatime fantastike sidomos me një bujari, ku është gjithmonë plot’, tha Kumbaro.
Kumbaro tha se “këto certifikata ju japin mundësi të keni TVSH më të ulët lehtësira dhe mbështetje nga qeveria”.
Mbështetja për agroturizmin ka nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale./ata