Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, në Vlorë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë janë shndërruar në ngjyrën rozë dhe korale.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje mahnitëse nga vaskat e kripores së Nartës në Vlorë.
Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten.
Në kriporet e Nartës të pasionuarit pas fotografisë nuk mungojnë për të fiksuar në aparatet apo telefonat e tyre fotografi, jo vetëm me det të kaltër por dhe me det “rozë”.
Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme./ata