Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 08:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 2.28%.

Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë raportuar 23 nga 36 qendra votimi në total.

Gjithses kanë votuar 372 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qytetarët e Himarës u janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë së Himarës.

Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Numri i zgjedhësve që janë ftuar të votojnë sot në Bashkinë Himarë është 23.074./ata