Kandidati i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo votoi sot në qendrën e votimit në Palasë.
Në një prononcim për mediet pas votimit, Tavo tha se “sot e kanë fjalën himariotët për të votuar. Procesi deri tani ka qenë i qetë. Uroj të vazhdoj kështu deri në moment të fundit të votimit qetësia, ashtu sikurse ka mbizotëruar gjatë fushatës elektorale’.
Tavo i bëri thirrje banorëve të bashkisë së Himarës të votojnë.
“I bëj thirrje të gjithë banorëve të Himarës të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë, alternativën më të mirë për Himarën dhe për himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo.
I pyetur lidhur me lidhur situatën në një qendër votimi në Himarë fshat ku disa qytetarë me ID të skaduara nuk u lejuan të votojnë, Tavo tha se “nuk është çështja ime, është e organeve, KZAZ, KZAZV, KQZ , është çështje e ligjit dhe mbi ligjin nuk mund të dalë njeri”.
Në Himarë po zhvillohen sot zgjedhjet për kreun të ri të bashkisë. Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria./ata