Kryeministri Edi Rama siguroi sot nga Luksemburgu, se progresi i Shqipërisë drejt BE-së vetëm sa do të thellohet më tej, duke ruajtur po ashtu të drejtat e grupeve të pakicave.

“Do ta bëjmë këtë duke mbrojtur e ruajtur të drejtat e njeriut, sigurisht në një shoqëri gjithëpërfshirëse që nderon diversitetin dhe ruan të drejtat e grupeve të pakicave duke siguruar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare evropiane të të drejtave të njeriut”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka zbatuar tashmë një kuadër ligjor bazuar në standardet e Këshillit të Evropës, duke shërbyer si një shembull i shndritshëm për shumë të tjerë, përfshi edhe vende brenda BE-së.

“Kjo kur vjen fjala për angazhimin për një shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjitha pakicat janë të barabarta dhe të mbrojtura njësoj dhe vullneti për të jetuar në frymë e letër këtë legjislacion do të plotësohet së shpejti me aktet nënligjore. Ne do ta bëjmë këtë duke forcuar funksionalitetin dhe integritetin e kuadrit tonë demokratik me administratë publike që udhëhiqet nga parimet e efikasitetit, transparencës e meritokracisë. Do ta ndërtojmë punën mbi punën e shkëlqyer të një ekipi të madh negociatorësh kombëtarë gjatë fazës sfiduese të kontrollit të legjislacionit me BE-në dhe do ta forcojmë këtë administratë publike në shërbim të qytetarëve tanë dhe të ardhmes tonë në BE”, theksoi Rama./ata