Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Himarë.
Ndërkohë po vijon procesi i votimit, sipas rregullores, në ato qendra ku kishte ende qytetarë në pritje deri në orën 19:00.
Sipas orarit zyrtar, qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00.
Qytetarët e Himarës iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë së Himarës.
Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.
Numri i zgjedhësve që janë ftuar të votojnë sot në Bashkinë Himarë është 23.074./ata