Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. Burime nga Report Tv bëjnë me dije se deri tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.
Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.
Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehatie e përgjithshme, etj. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu informon gazetarja e Report Tv, Xhoana Çallaku.
Edhe Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini në një intervistë për Report Tv konfirmon rastet ndërsa thotë se kemi të bëjmë me përhapjen e virusit në të gjithë Europën.
“Qendra Spitalore po vlerëson situatën. Nuk jemi i vetmi vend i shkëputur sa i takon Nilit. Në Europë janë konfirmuar. Kemi Francën, Italinë, Greqinë e Serbinë që konfirmojë rastet' tha ajo.
Tomini tregon dhe zonat që janë prekur:
Janë zonat periurbane në bashkia Fier, Lushnje e Kurbin./Tema