Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur me 30 në 24 orët e fundit, duke arritur në 39.653.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë pandërprerë prej 305 ditësh.

Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite ka kryer "3 masakra" në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën edhe 30 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 66 palestinezë.

Theksohet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 39.653 dhe numri i të plagosurve u rrit në 91.535.

Gjithashtu thuhet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mundën të arrijnë trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite./aa