Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se tensioni që vazhdon të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme e ka sjellë rajonin "në prag të një lufte me dimensione të panjohura".
Borrell bëri një postim nga llogaria e tij X rreth zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Tensioni në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, theksoi Borrell i cili paralajmëroi se kjo situatë e "ka sjellë rajonin në prag të një lufte me dimensione të panjohura".
"Të gjithë ne duhet të parandalojmë një katastrofë të re. Rruga para nesh bazohet në dakordësim në masë të madhe" theksoi Borrell.
Për të realizuar këtë është e nevojshme që në Gaza të arrihet menjëherë armëpushim, njoftoi Borrell i cili nënvizoi se çdokush që bëhet pengesë për uljen e tensionit do të mbahet përgjegjës.
Në rajon tensioni u rrit pas sulmit ajror që Izraeli ndërmori në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndaj Fuad Shukr një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut dhe vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.
Kundër Tel Avivit janë bërë kërcënime për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu libanez, të cilët e kanë mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e Haniyeh./aa