Në Kapshticë, prej më tepër se dy orësh këtë mëngjes, dogana greke nuk është duke funksionuar. Gazetarja Sidorela Xhomaqi njoftoi se momentalisht janë mbi 50 automjete në radhë, të cilat ndodhen në tokën neutrale pa lëvizur. Asnjë komunikim nuk u është bërë udhëtarëve se pse ka ardhur kjo ndalesë.

Radhë automjetesh janë krijuar në zonën neutrale të doganës së Kapshticës. Një problem në palën shqiptare ka paralizuar lëvizjen e automjeteve pranë kësaj pike kufitare.

 

Mbi 50 mjete u bllokuan në zonën neutrale për rreth dy orë. Ndërkohë burime na bëjnë te ditur që po punohet për normalizomi e situatës.

 

Problemi në sistemin e palës shqiptare, është pasqyruar dhe tek puna e palës greke e cila po punon tepër ngadalë, gjë e cila ka krijuar radhë të gjatë në zonën neutrale mes dy vendeve.