Mbi 900 mjekë dhe infermierë të qendrave shëndetësore janë trajnuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore që nga nisja e sezonit turistik.
Këto shifra u bënë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila ndau në rrjetet sociale momente nga këto trajnime.
“Edukimi në vazhdim dhe trajnimi i stafeve mjekësore në të gjitha nivelet është një faktor kyç për të garantuar një shërbim cilësor dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor. Që nga nisja e sezonit turistik 900 mjekë dhe infermierë te qendrave shëndetësore janë trajnuar nga QKUM për të siguruar që profesionistët tanë të jenë të informuar mbi teknikat dhe praktikat më të fundit”, shkruan Koçiu.
Personeli mjekësor, mjekë dhe infermierë nga qendrat shëndetësore kanë marrë leksione që përfshijnë një tërësi procedurash emergjente, për të garantuar mbijetesën e pacientit deri në dhënien e ndihmës mjekësore të specializuar në spital./ata