Në qytetin e Durrësit vijon puna për ndërtimin e pallateve në kuadër të procesit të rindërtimit, pas tërmetit të nëntorit 2019.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nga afër punimet që po kryhen në një pallat në rrugën “Dalip Peza”, në lagjen nr.17, i cili po ndërtohet i ri.
Sako tha se “ky pallat përfundon brenda këtij viti. Ndërtimi i këtij pallati do të bëjë të mundur që 154 familje të dëmtuara nga tërmeti të jetojnë në apartamente të reja në një godinë me standarde evropiane”.
Në korrik të këtij viti 135 familje të lagjes 17 në Durrës, banesat e të cilëve ishin dëmtuar nga tërmeti, hynë në shtëpitë e reja, të rindërtuara me të gjithë parametrat e infrastrukturës nga rrugët e brendshme të asfaltuara te ndriçimi hapësirat e gjelbra./ata