Një takim kulturor, tejet i veçantë u organizua në Selitë të Mirditës, ku poetë artistë dhe intelektualë u kthyer atje ku kanë rrënjët për të promovuar turizmin malor.
E ndodhur 45km larg qytetit të Rrëshenit dhe mbi 800 metra mbi nivelin e detit, shpopullimi ka prekur masivisht fshatrat e Selitës, por kur të përfundojë rruga e Lures ka shpresa që situata do të ndryshojë. Zërave për investime në Selitë iu bashkua politikani Luan Rama, që ka jetuar në qytezen minerare të Kurbneshit gjatë diktaturës.
E rrethuar nga tri bjeshkë alpine dhe 5 monumente natyrore, kjo zonë është një mundësi e mirë eksplorimi për hiking dhe sporte te tjera. Turistët mund të vizitojnë pllajën karstike të Valmor-Didhes përbri lumit të Urakës dhe Kroin e bardhë me veti kurative./Shqiptarja