Qyteti antik i Apolonisë po tërheq turistë nga e gjithë bota për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fioto nga Parku Arkeologjik i Apolonisë, i mbushur me turistë.
Apolonia është një thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare. Ky qytet antik ndodhet në jugperëndimtë, afër qytetit të Fierit. Historia e Apolonisë është e ndërlikuar dhe interesante, dhe vizitorët mund të kenë shumë për të kuptuar dhe eksploruar në këtë vend të mrekullueshëm.
Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.
Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot./ata