Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po zhvillohen në segmentin e aksit rrugore, Ura e Cerenecit-Peshkopi.

Gjatë inskeptimit, Balluku u shpreh se në Dhjetor të këtij viti, pritet të përfundojë tërësisht Rruga e Arbrit.

Balluku shtoi se Tiranë-Peshkopi do të përshkohet për 1 orë e gjysmë.

“Gjithë këto punë të mira po bëhet.

Me ç’duket, dhjetori 2024 do jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit, me një shpresë shumë të madhe, jemi drejt përfundimit të armatimit të të gjithë tunelit.

Janë 400 metrat e fundit. Ne do të jemi gati edhe me këtë vepër.

Me përfundimin e kësaj rruge, zgjidhet njëherë një ngërç që kishte të bënte me aksesin.

Do kemi mundësi të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë në 1 orë e gjysmë”, theksoi ajo./OraNews