Anxhelo Sina, portieri shqiptar ka firmosur me Rio Ave. “Gardiani” i Kombëtares Shpresa është transferuar nga Olympiacos, në  formë huazimi.
“Mirësevjen Sina” – shkruan klubi portugez i Rio Ave në rrjetet sociale. Sinën e pret një punë e vështirë në kampionatin portugez, pasi konkurrenca është e madhe.
Vlen të theksojmë se lojtari refuzoi Greqinë, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë. Debutimi i tij me Rio Aven në një ndeshje zyrtare mund të vijë ndaj Sportingut, në takimin e parë të Liga Portugal./BalkanWeb