Eva Buzo sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate, ka përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.

Ajo ka mbërritur sot në orën 05:00.

Rreth orës 14:00, ajo është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Buzo ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.

Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas nga dy mjetet tip gomone.

Buzo është 37 vjeç dhe jeton në Australi. Ajo ushtron profesionin e avokates dhe aktivizohet shpeshherë për të drejtat e njeriut.

Gjyshi i saj, megjithatë, ishte me origjinë nga Shqipëria dhe kishte emigruar fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Australi, duke ruajtur gjithmonë lidhjet me vendlindjen e tij.

Eva Buzo është një avokate për të drejtat e njeriut me përvojë pune me viktimat e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi për organizata të ndryshme përfshirë “World Vision”, “Save the Children” dhe “BRAC”.

Buzo zotëron një Master nga Universiteti i Hamburgut dhe është duke përfunduar doktoraturën e saj Juris në Universitetin e Teknologjisë në Queensland për përfaqësimin e viktimave në mekanizmat ndërkombëtarë të llogaridhënies.

Ajo është në listën e Justice Rapid Response si eksperte e hetimit penal ndërkombëtar.

Eva është gjithashtu një avokate që praktikon në NSW Bar dhe është anëtare e Black Chambers.

Në kohën e saj të lirë, Eva është një fanse e zjarrtë e teatrit muzikor dhe një notare maratoniste.

E dashuruar me Shqipërinë por edhe me detin dhe notin, nuk është hera e parë që Eva provoi të kalojë ngushticën e Otrantos.

Më 14 korrik 1979 këtë sprovë e tentoi Paolo Pinto. Por kësaj radhe ishte një grua që kaloi kanalin e Otrantos me not./Albanianpost