Qeveria kalimtare e Bangladeshit e udhëhequr nga laureati i Nobelit, Muhammad Yunus, do të inaugurohet gjatë ditës së nesërme.
Shefi i ushtrisë së Bangladeshit, Waker-Uz-Zaman, tha se Yunus do të udhëheq një ekip kalimtar prej 15 anëtarësh të cilët do të betohen nesër.
Qeveria kalimtare u njoftua nga shefi i ushtrisë pasi Sheikh Hasina dha dorëheqjen nga posti i kryeministres dhe iku në Indi, pas disa javësh protestash të dhunshme kundër qeverisë së saj.
Rreth 400 persona humbën jetën në protesta.
Yunus do të kthehet në Bangladesh nga Franca gjatë ditës së nesërme.
Sot, Yunus, duke iu referuar Ditës së Fitores së Bangladeshit, përgëzoi “studentët e guximshëm që morën drejtimin për ta bërë të mundur ditën tonë të dytë të fitores dhe popullin për mbështetjen tuaj totale ndaj tyre”.
Dita e Fitores shënon fitimin e pavarësisë së Bangladeshit në vitin 1971.
“Le ta përdorim sa më mirë fitoren tonë të re. Le të mos e lëmë këtë të ikë për shkak të gabimeve tona. U bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë. Ju lutemi përmbahuni nga të gjitha llojet e dhunës”, shtoi ai.
Yunus kërkoi t'i jepet fund "çdo dhune të pakuptimtë".
Gjithashtu, një gjykatë në kryeqytetin Dhaka sot liroi Yunus-in dhe tre zyrtarë të lartë të kompanisë ‘Grameen Telecom’ për shkelje të ligjit të punës./aa