Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje izraelitë të qëndrojnë “të durueshëm dhe të qetë”, pasi Tel Avivi ka qenë në gatishmëri të lartë ushtarake mes shqetësimeve për një sulm të mundshëm iranian pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran.
Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit, Netanyahu vizitoi bazën e ushtrisë izraelite në Tel Hashomer, në veri të Tel Avivit, ku u takua me rekrutët ushtarak.
“Unë e di që qytetarët e Izraelit janë të shqetësuar dhe kërkoj një gjë prej jush, ‘qëndroni të durueshëm dhe të qetë’. Ne jemi të përgatitur si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, tha Netanyahu.
Vizita e tij në bazën ushtarake erdhi një ditë pasi ajo u sulmua nga dhjetëra hebrenj ultra-ortodoksë, të cilët kundërshtuan dërgimin e urdhrave nga ushtria për anëtarët e komunitetit të tyre për shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi ata ishin përjashtuar për dekada.
Irani dhe Hamasi kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh-it, ndërsa Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.
Grupi libanez Hezbollah ka kërcënuar gjithashtu se do të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e komandantit të lartë të grupit, Fouad Shukr, në një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit më 30 korrik. Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi disa mujor të zjarrit ndërkufitar.
Përshkallëzimi vjen në sfondin e sulmeve izraelite kundër Rripit të Gazës, që kanë vrarë të paktën 39.600 palestinezë që nga tetori pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas./aa