Një zyrtar i lartë i sigurisë ruse deklaroi të martën se Moska mbështet procesin e normalizimit që po vazhdon midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një deklaratë e presidencës së Azerbajxhanit tha se vlersimet u bënë nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse Sergej Shoygu gjatë një takimi me presidentin Ilham Aliyev.

 

Aliyev është shprehur se vizita e Shoygu krijoi një mundësi të mirë për diskutimin e lidhjeve dypalëshe dhe çështjet me interes të ndërsjellë midis Rusisë dhe Azerbajxhanit.

 

Sipas presidentit Aliyev kontaktet e rregullta midis dy vendeve në lidhje me proceset e vazhdueshme në rajon janë të rëndësishme dhe marrëdhëniet ruso-azerbajxhane "po zhvillohen me sukses".

Ndërkaq, në deklaratë thuhet se Aliyev vuri në dukje zbatimin e suksesshëm të vendimeve të marra ndërmjet lidershipit politik të të dy vendeve, duke shtuar se lidhjet Rusi-Azerbajxhan janë shembull për "disa shtete fqinje", si dhe një “faktor i rëndësishëm sigurie” në Kaukazin e Jugut dhe rajon.

Nga ana e tij, Shoygu citohet të ketë thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen me sukses në fushën e sigurisë rajonale, ushtarako-teknike, transportit dhe ekonomisë.

Shoygu më tej tha se çështje shumë të rëndësishme janë në agjendën e bashkëpunimit dypalësh dhe janë zgjidhur me sukses.

Ai përmendi si shembull zbatimin e Korridorit të Transportit Veri-Jug, një rrjet transporti shumëmodësh prej 7.200 kilometrash.

“Në takim u diskutuan perspektivat e bashkëpunimit në formatin ‘3+3’”, thuhet në deklaratë.

Shoygu mbërriti në Azerbajxhan pas një vizite pune në Iranin fqinj, ku zhvilloi bisedime me homologun e tij iranian Ali Akbar Ahmadian, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Mohammad Bagheri dhe presidentin e sapozgjedhur iranian, Masoud Pezeshkian./TRT