Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se tensioni në rritje përgjatë kufirit me Libanin mund të “përshkallëzohet në një luftë”.

“Siç qëndrojnë gjërat, Nasrallah (lideri i Hezbollahut) mund ta tërheq Libanin të paguajë çmime jashtëzakonisht të rënda. Ata as nuk mund ta imagjinojnë se çfarë mund të ndodhë”, tha Gallant, i cili ishte i pranishëm në ndjekjen e një stërvitje që simulonte një konflikt në Liban.

“Kjo gjithashtu mund të përkeqësohet në një luftë. Nuk është teorike, është e vërtetë”, shtoi ai.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar pas vrasjes së javës së kaluar të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në kryeqytetin iranian Teheran.

Derisa Irani dhe Hamasi akuzojnë Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh-it, Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

Grupi libanez Hezbollah ka kërcënuar gjithashtu se do të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e komandantit të lartë të grupit, Fouad Shukr, në një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit më 30 korrik. Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi disa mujor të zjarrit ndërkufitar.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e sulmeve izraelite kundër Rripit të Gazës, që kanë vrarë të paktën 39.600 palestinezë që nga tetori pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas./aa