Komiteti Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiyes ka diskutuar qëllimet e tij, projektet kryesore dhe nivelin e arritur nga industria vendase, e cila vitet e fundit ka arritur nivele të larta dhe ka vendosur rekorde të reja.
I kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, komiteti u mblodh të martën në kompleksin presidencial të kryeqytetit turk Ankara.
"U bënë vlerësime të nivelit të arritur nga industria e mbrojtjes së Türkiyes, qëllimet e ardhshme dhe projektet kritike," tha Drejtoria e Komunikimeve e në platformën X.
“U nënvizua angazhimi për të mbështetur industrinë e mbrojtjes vendase dhe kombëtare,” citohej nga drejtoria.
Gjatë takimit u diskutua projekti Steel Dome, i cili fokusohet në integrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me shtresa, sensorëve dhe armëve në një rrjet, duke ofruar një pamje të përbashkët ajrore në kohë reale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të ndihmuar vendimmarrësit.
Në takim u diskutua gjithashtu për projektet për mbrojtjen ajrore dhe sistemet raketore, avionin luftarak autokton Kaan të Türkiyes, Bayraktar TB3, UAV-të (dronë) Akinci dhe Aksungur dhe mjete të ndryshme ajrore dhe detare pa pilot.
UAV-të turke kanë fituar famë në konflikte të tilla si Ukraina dhe kanë fituar kontrata nga vende të botës. Një përqindje në rritje e armëve dhe automjeteve të përdorura nga Forcat e Armatosura Turke prodhohen edhe në vend.
Ndërkaq, në takim u përfolën gjithashtu edhe projektet që synojnë rritjen e aftësive të vendit të aksesit në hapësirë, sistemet për përmirësimin e ndërgjegjësimit për situatën në tokë, ajër dhe det, sistemet e luftës elektronike dhe sistemet e mbrojtjes kundër mini/mikro UAV-ve dhe mjeteve detare kamikaze pa pilot.
Projektet për modernizimin e tankeve dhe avionëve luftarakë, zhvillimin e motorëve dhe sistemeve të energjisë për automjetet, si dhe blerjen e sistemeve të komandës, kontrollit dhe komunikimit u diskutuan gjithashtu gjatë takimit, raportohet më tej.
Duke theksuar kënaqësinë për progresin në industrinë e mbrojtjes së Türkiyes takimi nënvizoi nevojën për të vazhduar me vendosmëri të shtuar, duke përdorur teknologjitë vendase./TRT