Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelas, Nicolas Maduro, ka theksuar se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë.

Siç njofton Drejtoria Turke e Komunikimeve, presidenti Erdoğan në bisedën telefonike me presidentin Maduro uroi që zgjedhjet “të çojnë në rezultate të favorshme për Venezuelën”.

“Türkiye do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë, duke përcjellë dëshirën e tij për paqe, prosperitet dhe mirëqenie për popullin venezuelian”, tha Erdoğan.

Dy presidentët diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan vlerësoi Maduro-n për “mbështetjen e Venezuelës për Palestinën në kundërshtim me shtypjen izraelite.

Sipas Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës, Maduro, i cili drejton vendin që nga viti 2013, siguroi 51 për qind të votave kundrejt 44 për qind nga kandidati i koalicionit opozitar Edmundo Gonzalez Urrutia. Megjithatë, rezultatet janë kundërshtuar nga opozita./aa