Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot detaje nga rritja e pagave të pushtetit vendor.

Mazniku u shpreh se, pagat për punonjësit e pushtetit vendor do të rriten ndjeshëm.

“Ky është një angazhim që ia dolëm ta bëjmë realitet për të siguruar shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët tanë”, theksoi Mazniku.

Për bashkitë me popullsi mbi 50 mijë banorë rritja e pagave në nivelin specialistë do të jetë nga niveli i pagës minimale nga 30 mijë lekë që është aktualisht në nivelin e pagës minimale 40 mijë lekë.

Ndërsa paga maksimale nga 37 200 mijë lekë që është aktualisht do të bëhet 70 mijë lekë.

Sa i përket përgjegjësit të sektorit, nga paga minimale nga 30 100 që është aktualisht, do të bëhet 65 mijë lekë. Ndërsa paga maksimale nga 49 500 lekë që është aktualisht në 105 mijë lekë.

Paga minimale në nivel drejtues nga 32 700 që është aktualisht bëhet 85 mijë lekë. Ndërsa paga maksimale nga 56 mijë lekë që është aktualisht bëhet 141 mijë lekë./ata