Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj solli sot në vëmendje shembullin e Glejdisit, të riut nga Shijaku, që ka zgjedhur të investojë dhe punojë në bujqësi.
Ministrja publikoi sot në rrjetet sociale, një tjetër histori nga cikli “Të rinjtë në bujqësi”, historinë e Glejdisit nga fshati Likesh, Shijak, që ka zgjedhur ta ndërtojë punën dhe familjen e tij në fshatin ku ka lindur, duke vazhduar traditën familjare me pasion dhe përkushtim.
Në 2.2 hektarë tokë bujqësore, ai kultivon shegë të cilësisë së lartë dhe këtë vit ka shfrytëzuar hapësirat ndërmjet tyre për të mbjellë 10,000 fidanë shalqi.
Denaj tha se, “me prodhime cilësore dhe me standarde të larta “Made in Albania”, produktet e Glejdisit jo vetëm që plotësojnë nevojat e tregut vendas, por edhe kontribuojnë në eksportet shqiptare dhe të ardhurat e familjes së tij”./ata