Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Constantine An.Tassoulas ka uruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes.

Në letrën e urimit që Tassoulas i ka dërguar Spiropalit, shprehet bindja për nxitjen e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.

“Me rastin e zgjedhjes suaj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh personalisht dhe në emër të deputetëve të Parlamentit të Greqisë urimet tona dhe t’ju uroj suksese në përgjegjësitë tuaja të reja”, shkruan Tassoulas.

“Jam i bindur se nga Zyra Juaj e Lartë, Ju do të jepni një kontribut thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar dhe dypalësh dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona. Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thekson Tassoulas./ata