1151 trupa dhe 95 mjete të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnje janë angazhuar këtë vit në 38 operacione të ndryshme të Emergjencave Civile në Korçë, Pogradec, Maliq, Berat, Vlorë Llogora, Himarë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë, Konispol e Sarandë.
Bashkë me falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin dhe sakrificën e tyre, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu gjatë një vizire në këtë regjiment rikonfirmoi prioritetin e Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës.
Ministri rikonfirmoi edhe modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve si një element tejet i rëndësishëm në funksion të misioneve dhe përparësive kombëtare të Forcave të Armatosura./ata