Në sulmet që Izraeli kreu në vende të ndryshme të Rripit të Gazës, 25 palestinezë humbën jetën.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, në një deklaratë me shkrim theksoi se 20 palestinezë humbën jetën në sulmet e Izraelit që shënjestruan pika të ndryshme në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.
Ndërsa 5 palestinezë humbën jetën në sulmet që shënjestruan zona të ndryshme dhe shtëpitë në veri të Gazës, tha Basal, i cili informoi se Izraeli prej 91 ditësh pengon hyrjen e ushqimeve dhe produkteve jetike në veri të Gazës.
Edhe në një deklaratë tjetër të bërë nga Njësia e Mbrojtjes Civile, thuhet se u vendos nën kontroll zjarri në shkallë të gjerë që shpërtheu në magazinat e orendive shtëpiake dhe dyqanet përreth si pasojë e sulmit ajror të Izraelit në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës.
Në zjarre u shkaktuan vetëm dëme materiale, thuhet në deklaratën ku theksohet se ekipet shpëtuan nga një sulm i dytë që u krye në rajon gjatë ndërhyrjes ndaj zjarrit në magazina./aa