SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë.

 

Për këtë çështje, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK dhe është marrë në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e skandalit.  

 

 

Ish-zëvendësshefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes asokohe, Olta Xhaçka.

 

Një thirrje nga Prokuroria e Posaçme e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka, në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen. 

 

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë, të cilat, sipas tij, i janë dhënë pa leje privatit.

 

Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna, ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet.