Edhe për këtë sezon veror, burimet njerëzore janë problem kryesor për të gjitha strukturat turistike. Sipas ekspertit të turizmit Ariol Greca, pavarësisht se pagat janë të majme, sërish ky sektor ka një kërkesë të lartë për punonjës.

“Ky sezon turistik problematikën kryesore e ka te burimet njerëzore. Dhe të jemi shumë realist, tregu i punës po ofron rroga super të majme aktualisht, duke bërë raportin e profesionalizmit që është në treg. Se kemi burime njerëzore, individë që janë të pakulifikuar.”

Por duke e krahasuar me vitin e kaluar, sipas Grecës ky vit ka kërkesë më të lartë për punonjës sesa viti i kaluar, si rrjedhojë dhe e numrit të turistëve që kanë ardhur këtë vit për të vizituar Shqipërinë.

“Duke filluar nga sanitaret një problem shumë i madh që ka vendi ynë aktualisht. Duke vazhduar te stafet e shërbimeve, te individët në kuzhinë. Është jashtëzakonisht shumë e lartë kërkesa për burime njerëzore aktuale. Aktualisht që jam pjesë e strukturave tëkësaj industrie, kemi një kërkesë shumë të lartë. Për individë që një pjesë e tyre ka dhe papërgjegjshmëri që më përparanuk ka qenë, të lihet puna në mes. Pa folur për mos profesionalizmin e një mazhorance. S’duhet të keqkuptohemi. Ka individë që janë profesionist, por janë në një numër shumë të ulët. Dhe nevoja e madhe e tregut bën që sipërmarrës të ndryshëm të detyrohen të marrin individë që nuk kanë asnjë lloj experience”

Duke qenë se po punësohen individë që nuk kanë eksperiencën e duhur në sektorin e shërbimeve, pasojat mbeten te cilësia dhe standardi i shërbimeve.

“Në lidhje me shërbimin, kemi një mungesë jashtëzakonisht shumë të madhe. Duke qenë se kemi mungesa të mëdha, po punësohen individë që po merren nga forma nga më tëndryshme sepse ka mungesa. Mungesa e profesionalizmit, e ekepseriencave në radhë të parë po detyron që niveli i shërbimit të mos jetë në ato nivele që ne dëshirojmë, që Shqipëria meriton.”

Sipas Grecës, duhet një punë shumë e madhe që stafet e shërbimit të trajnohen dhe kjo gjë të reflektoj në një standard shërbimi të lartë për turistët vendas dhe të huaj./Tema