Shtypi spanjoll ka zbuluar prapaskenën e vërtetë të kësaj merkatoje verore. Sipas “Defensa Central”, Manchester United tentoi nënshkrimin me Arda Guler nga Real Madrid. Madje, sipas spanjollëve britanikët ishin të gatshëm të shpenzonin deri në 100 milionë euro për shërbimet e fantazistit turk.
Por, pavarësisht kësaj shifre, drejtuesit e Real Madrid as nuk e kanë marrë në konsideratë largimin e Arda Guler, i cili konsiderohet si një lojtar shumë i vlefshëm për të tashmen dhe sidomos të ardhmen e skuadrës madrilene.
Turku, kaloi një sezon të parë mes shumë vështirësish te Reali i Madridit për shkak të problemeve fizike, por këto janë probleme që i përkasin të shkuarës. Guler edhe në Europian e tregoi se është rikthyer në versionin e tij më të mirë dhe pritet që këtë sezon, 19-vjeçari të gjejë më shumë hapësira në formacionin e trajnerit Carlo Ancelotti./Tema