Ditët e nxehta dhe netët e gjata të verës nuk mund të kalojnë pa muzikë, argëtim dhe shoqëri të mirë.

“Skena e Pavarur” e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), sjell në çdo cep të Shqipërisë aktivitete dhe ngjarje për të gjitha grupmoshat përgjatë të gjithë muajit gusht.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja publikoi edhe kalendarin e aktiviteteve, ndër të cilat veçojmë; festivali Porto Palermo që po mbahet nga 1-18 gusht në Himarë; Promovimi artit, kulturës dhe traditës përmes aktiviteteve në Përmet; Festivali i muzikës moderne në Gjuhadol, Shkodër 6,7,9 gusht; Festivali “Nona” festa e gjysheve shqiptare 9-11 gusht; Tako një peshkatar në në 11 gusht në Pogradec; Lirika në Divanin Lunxhot edicionii 10 më 13-14 gusht; Festivali Jehona e Vjosës më 16-17 gusht në Memalij; Festa e Tamarës 18 gusht në Malësi të Madhe; Himara International music më 18 gusht; Dita e Kulturës Përmetare 18 gusht; Rikthimi i traditës myzeqare më 20 gusht; Mbrëmje gala me muzikë të huaj në Lin, Pogradec 22-23 gusht etj./ata