Guacka, guralecë dhe rërë. Edhe këtë vit përsëritet zakoni i keq i shumë turistëve për t’u larguar nga Sardenja me një suvenir natyror, shkruan corriere.com.
Zyrtarët e Agjencisë Doganore, vetëm në portin e Olbias në dy muajt e parë të sezonit (qershor dhe korrik), sekuestruan 120 kilogramë materiale të vjedhura nga plazhet e Sardenjës.
Rreth tridhjetë turistë kanë shkelur ligjin rajonal 16 të vitit 2017, i cili dënon me gjobë nga 500 deri në 3000 euro këdo që heq, mban ose shet sasi rëre, guralecë, gurë ose guaska që vijnë nga bregu ose nga deti./BalkanWeb