Pavarësisht vështirësive të fillimit kjo nuk e ndaloi atë të vazhdonte të merrej me art. Ai punon në vajra, akrilike, bojëra uji dhe grafit. Dhe subjektet e tij janë natyra të qeta, peizazhe, figurative dhe abstrakte.
I diplomuar në Shkollën Artistike në Shqipëri, Malo ka ekspozuar në Shqipëri, Angli, Francë, Itali dhe Shtetet e Bashkuara.
Ai ka fituar çmime të shumta, dhe media, përfshirë dhe The Wall Street Journal, The Detroit, ka dokumentuar punën e tij e cila është në koleksione në Itali, Greqi, Angli, Holandë, Francë, Austri, Belgjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Ai vijon të pikturojë, dhe siç pohon, piktura ka qenë shpëtimi i tij edhe në momentet më të errëta të jetës./Tema