Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka shpërndarë dje disa foto ku shihet nën shoqërinë e artistes me famë botërore Ermonela Jaho, artiste shqiptare që na bën krenarë në botë.
"Nder dhe kënaqësi të mirëprisnim sot Ermonela Jahon, ambasadoren e kulturës shqiptare në botë, që ngriti peshë zemrat e gjithë artdashësve para disa ditësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Diskutuam për rolin e saj të rëndësishëm në promovimin e vlerave tona kombëtare në skenat më të mëdha të botës dhe për projektet e vitit 2025 me plot surpriza për publikun. Një bashkëpunim që premton shumë për të ardhmen e kulturës shqiptare."- shkruan ai në rrjetet sociale./Tema