Shqipëria duhet të bindë të larguarit të kthen. Për t’i shpëtuar “kurthit” të vendeve me të ardhura të mesme, qeveria duhet të joshë diasporën që të vijë e të investojë njohuritë e marra në vendet perëndimore. Është kjo këshilla e Bankës Botërore drejtuar, në një kohë që jemi më pak dhe më të plakur.

“Në raporte të ndryshme, ose në ato që ju publikoni është nxjerrë në pak se kemi ulje të lindshmërisë apo largim të fuqisë punëtore. Emigrim në thuajse çdo fushë. Ndër rreshta ky është një pranim që kanë ikur shumë njerëz dhe ekonomia nuk mund të eci para pa rikthimin e tyre,” shprehet Edison Zaçaj, pedagog ekonomie.

Banka Botërore këshillon që thirrja për të “thithur trurin” duhet të shoqërohet edhe me politika ekonomike dhe sociale për të joshur të larguarit.

Politikat fiskale që institucionet duhet të ndërmarrin, fillimisht duhet të jenë të qëndrueshme. Ndryshimet fiskale sjellin zhbalancim të jetës ekonomike. Lehtësitë në taksa dhe politikat sociale janë gjithashtu një instrument që mund të përdoren.”

Një këshillë se si Shqipëria mund t’i shpëtojë “kurthit” të vendeve me të ardhura të mesme kanë edhe ekspertët.

“Mendoj se përpjekja për të joshur diasporën të rikthehen duhet të jetë në rend të dytë. Fillimisht duhet të krijohen kushtet për të parandaluar largimet e atyre që janë në vend.”

Diaspora shqiptare është aktualisht e shpërndarë në 60 shtete. Sipas Bankës Botërore, 30 për qind e të larguarve bëjnë punë në pozicione të larta dhe janë të mirë-kualifikuar. /Tema