Jordania ka informuar Iranin dhe Izraelin se do të “rrëzojë çdo objektiv” në hapësirën e saj ajrore në rast se konfrontimi midis dy kombeve përshkallëzohet.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Ayman Safadi, në një intervistë për kanalin ‘AlArabiya’ tha se Jordania “nuk do të jetë fushë betejë për asnjë palë”.

Izraeli parashikon sulme nga grupi libanez Hezbollah dhe nga Irani si përgjigje ndaj vrasjeve të liderit të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut javën e kaluar dhe shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran më 31 korrik. Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Tel Avivin për vrasjet dhe janë zotuar për hakmarrje.

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi disa-mujor të zjarrit ndërkufitar.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, që ka vrarë të paktën 39.800 palestinezë që nga tetori i kaluar pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas./aa